Haradinaj-Stublla i drejtohet CEO-s së Apple: Paraqitni saktë kufijtë e Kosovës!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se më 23 korrik i ka dërguar letër zyrtare shefit të Apple, Tim Cook, për të përfshirë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.
Haradinaj-Stublla njoftoi përmes një postimi në Twitter, ku thotë se i ka nisur letër zyrtare CEO-s të Apple, për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për t’i paraqitur saktë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës në shërbimet e saj të AppleMaps, shkruan Indeksonline.
“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë”, thuhet në letrën e saj.
On July 23rd, I’ve written an official letter of request to @Apple CEO @tim_cook to take immediate steps to correctly present #Kosovo’s internationally recognized borders in its AppleMaps Service. Due action expected. pic.twitter.com/QreouxYxk1
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) July 26, 2020