75 Mall Live Search
16:20 / E Premte, 12 Qershor 2026 / MSH1

Bie Instagram-i dhe Facebook-u

Instagram dhe Facebook, dy rrjetet më të mëdha sociale, kanë rënë nga funksioni.

Defekti u regjistrua minuta më parë, pothuajse në të gjithë botën, raporton IndeksOnline.

Shumë përdorues kanë deklaruar në rrjetet tjera si “X” dhe “Reddit”, që janë çkyçur automatikisht nga rrjetet e gjigantit Meta, dhe çasja në to po iu pamundësohet.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm kibernetik, apo ngarkesë teknike e rrjeteve./IndeksOnline/