75 Mall Live Search
17:05 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

COVID-19 në Kosovë/598 pacientë duke u trajtuar në QKUK e Spitale të Përgjithshme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë  276 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa, përmes një tabele, MSH ka dhënë edhe statistikat, raportin 24 orësh për Klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme, transmeton Indeksonline.

598 pacientë janë gjithsej në trajtim në të gjithë vendin, 20 në respiratorë, 23 në CPAP, 385 në oksigjen, nga ky numër 385 janë të konfirmuar me COVID-19.

Në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 113 pacientë, të gjithë me koronavirus. Ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë 93 pacientë të hospitalizuar 26 të konfirmuar me COVID.

Në Mjekësinë Sportive, 26 persona të shtrirë, të gjithë të infektuar me virusin korona. Në atë të Neurologjisë 37 pacientë, 31 të konfirmuar.

E, në Klinikën e Pediatrisë, 1 pacient i hospitalizuar i konfirmuar me COVID19.

Sa i përket Spitaleve të Përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit 57 janë të të shtrirë të konfirmuar me virusin korona, në të Gjakovës 51 dhe 24 të konfirmuar.

Në Spitalin e Pejës, 77 të shtrirë nga ta 32 të infektuar me COVID. Në të Ferizajit, 42 pacientë, 37 nga ta të konfirmuar. Në të Gjilanit 63 dhe 25 të konfirmuar dhe në Spitalin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë gjithsej 38 të hospitalizuar nga ta 25 të konfirmuar me virusin korona./Indeksonline