75 Mall Live Search
11:13 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zhduket një 14 vjeçare nga Kaçaniku

Gjatë ditës së djeshme në Kaçanik është raportuar për një zhdukjen e një 14 vjeçareje.

Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur e moshës 14 vjeçare rreth orës 16:00 i kishte lëshuar bagëtinë për t’i kullotur, por ajo nuk ishte kthyer në  shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/