Valon Berisha rikthehet në Francë dhe zhvillon stërvitjen e parë me skuadrën e re

Pas pushimeve në Kosovë, Valon Berisha është rikthyer në Francë tek skuadra e re e tij, Reims.
Ai sot ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin e ri, transmeton Indeksonline.

Pas një gjysmë sezoni jo të mirë në Bundesligë, Berisha u transferua në Francë nga Lazio.

Lazio nuk deshi rikthimin e kosovarit pasi Inzaghi nuk po e sheh më pjesë të planeve të tij./Indeksonline/

