75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kusari-Lila: Partitë në pushtet në telashe, s’votojnë Pakon e masave kundër pandemisë!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka votuar pakon e masave të reja kundër pandemisë sepse nuk arrijnë të dakordohen për masat partitë në pushtet (LDK – AAK dhe Nisma).

“Por, çka ka sot më të rëndësishme për Kosovën se lufta kundër pandemisë?!?!

Kjo Qeveri është e humbje për Kosovën ende pa u formuar, ndërsa, sot tregojnë se këta bashkë nuk kanë kauzë politike, nuk kanë kauzë profesionale e aq më pak morale.

Këta janë lidhë në fije peri për kauzë përfitimi nga pushteti e tani edhe ai pe po i lëshon, pasi apetitet e tyre janë shumë më të mëdha e më të rënda se forca e perit që i mban bashkë. Të destinuar për dështim”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/