Dokument/Qeveria merr vendim sot për disa shpronësime në vend, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt që do nis me fillim nga ora 11:00 Do të bëj shqyrtimin e nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitare IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Tutje në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave do të shqyrtohet vendimi për vendosjen e normës së tatimit të akcizës së duhanit.
Po ashtu kabineti qeveritarë do të shqyrtoj edhe shpronësimin për interes publik të pronave të paluajshtme të cilat preken nga realizimi i projektit “Themeli I Qendrësa Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca-1999”.
Më poshtë e gjeni dokumentin e siguruar nga IndeksOnline:
