75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputeti 80 vjeçar shqiptar që s’e heq krehërin nga dora

Deputet i opozitës në Kuvend, Selami Jenisheri ka tërhequr vëmendjen sot para Kuvendit të Shqipërisë.

Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur një foto, ku shihet deputeti Jenisheri duke u krehur flokët para nisjes së seancës plenare.

Edhe pse më i vjetri në Parlament, plot 80 vjeç, ai tregon kujdes për pamjen e jashtme.

“Deputeti Selami që çantën dhe krehërin nuk i heq nga dora dhe xhepi”, shkruan fotografi krahas imazhit.

Selami Jenisheri ka dalë si deputet nga lista e Lulzim Bashës në 2017 dhe është deputeti i Qarkut Shkodër.