75 Mall Live Search
12:26 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Marrëveshja për Kartonin e Gjelbër, Hoti i uron mirëseardhje bashkëatdhetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, u ka uruar mirëseardhje bashkëtadhetarëve.

Kjo me rastin e marrëveshjes për Kartonin e Gjelbër.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mirë ardhshi bashkatdhetarë! ❤️

Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020!