75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria ndalon stërvitjet, ja si do të veproj Prishtina për tu përgatitur për Europa League

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo aktivitet sportiv i ka prekur shumë skuadrat që do të garojnë në garat evropiane.

Drita, Gjilani dhe Prishtina duhet të përgatiten për fazën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, respektivisht për Europa League.

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli në një prononcim për Indeksonline, thotë se shpreson që shumë shpejtë të lejohet t’i zhvillojnë stërvitjet.

E kemi pa vendimin e qeverisë dhe shpresoj që gjatë ditëve në vazhdim të marrim ndonjë përgjigje për shkak se është interes shtetëror që ne të stërvitemi e të paraqitemi sa më mirë në garat evropiane. Shpresoj që të hasim në mirëkuptim dhe të na lejohet që të vazhdojmë procesin stërvitor“, ka thënë Begolli.

Granit Begolli – DS i Prishtinës

Prishtina ndeshjen e parë do ta luaj në rundin parakualifikues me 20 gusht dhe ka tri javë kohë që të stërvitet për këtë ndeshje. /IndeksOnline/