Everton befason të gjithë, bën ofertë 18 milionë funta për mbrojtësin e Real Madrid

Skuadra e Everton ka dërguar një ofertë prej 18 milionë funtash në drejtim të Real Madrid për mbrojtësin e krahut të majtë, Sergio Reguilon.
Spanjolli së fundmi ishte pjesë e Sevillës por Real Madrid është e interesuar ta shesë atë, transmeton Indeksonline.
Pas transferimit të Mendyt, Reguilon nuk arriti që të ketë minuta tek kampioni i Spanjës.
Ancelotti është i interesuar ta ketë 23 vjeçarin në skuadër sezonin e ardhshëm./Indeksonline/