Franca më se e gatshme për Botëror, dominon Irlandën e Veriut
Franca ka marrë fitoren e fundit para nisjes për Botëror.
Ata mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3-1, duke treguar dhe njëherë pse janë favoritë në këtë garë.
Golat e Francës i shënoi vetëm një njeri, Michael Olise i cili kompletoi hattrickun e tij në Lille, ndërsa të vetmin për mysafirët e shënoi Patrick Kelly.
“Les Bleus”, do të nisin kampanjën në Botëror me ndeshjen ndaj Senegalit, që luhet më 16 qershor./IndeksOnline/

