Hoti ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me dhimbje e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në emër të Qeverisë së Kosovës ai i ka shprehur ngushëllime familjes Rama.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.