Ballkani bën lëvizjen e madhe nënshkruan kontratë 3 vjeçare me superyllin e Superligës
Skuadra e Ballkanit ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje të re me mbrojtësin e majtë, Arbër Potoku.
Ai do të jetë pjesë e Ballkanit edhe në 3 vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Potoku ishte ndër futbollistët më të dalluar të Ballkanit këtë sezon. Për të ishin të interesuara disa skuadra të Superligës por ai i mbeti besnik Ballkanit./Indeksonline/