Duka uron Arbër Hoxhën: Një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha mbrëmë i dha fund beqarisë.
Ylli i Dinamo Zagrebit mbrëmë u martua, ku pati shumë të ftuar, shkruan Indeksonline
Në mesin e tyre, ishte edhe i pari i FSHF-së, Armand Duka.
Duka ka bërë një shkrim në rrjetet sociale.
“Një festë fantastike dje, mes miqsh të mirë dhe djemve të Kombëtares, në një atmosferë të mrekullueshme.

“I uroj nga zemra çiftit një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Lumturia e kësaj dite të veçantë ju shoqëroftë gjithmonë”, shkruhet në postimin e Dukës
/Indeksonline/


