75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Zëvendëspresidenti i Ballkanit kërkon një sulumues si fenomeni Ronaldo

Ballkani ka kaluar një sezon shumë të mirë në Superligë edhe pse në fund humbi dy titujt.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Munishi është lavdëruar për lojën e bukur që ka zhvilluar kryesisht me lojtar të rinj.

Zëvendëspresidenti i klubit, Arben Osmani po kërkon një futbollist si Ronaldo Da Lima.

Qysh nuk e patëm një sulmues si: Nazario da Lima“, ka shkruar Osmani duke ia bashkëngjitur një fotografi me fanellë të fenomenit.

Ronaldo konsiderohet si qendërsulmuesi më i mirë që ka njohur bota e futbollit. /IndeksOnline/