75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Samsung tani ka qendrën e vet të testimit për COVID-19

Samsung duhej të mbyllte fabrikën dhe dyqanet e veta në të gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19.

Disa nga punonjësit e saj kanë rezultuar pozitiv, dhe tani kompania ka ngritur një qendër të brendshme testimi për Covid-19, në Korenë e Jugut, transmeton Indeksonline.

Gjigandi i teknologjisë tani është bërë firma e parë private në Korenë e Jugut që ka një strukturë testimi Covid-19.

Samsung ka ngritur qendrën e testimit në uzinën e saj Hwaseong për të rritur masat a saj antiCovid.

Këtë gjë kompania duket se e bëri për shkak të mbylljeve lidhur me pandeminë dhe krizën financiare në të gjithë botën, ku shumë njerëz u detyruan të punonin nga shtëpia.

Kompania pret që të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2020 ose në tremujorin e parë të 2021./Indeksonline/