75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Zyrtare: Premierliga nuk do t’i ketë pesë zëvendësime sezonin e ardhshëm

Për sezonin e ardhshëm në ndeshjet e Premierligës do të kryhen vetëm nga tre zëvendësime.

Klubet kanë votuar kundër vendimit që të ketë pesë zëvendësime në sezonin e ri, shkruan Indeksonline.

FIFA kishte rekomanduar që pas pandemisë të kryhen nga pesë zëvendësime por që ka propozuar që klubet mund ta përdorin edhe sezonin e ardhshëm këtë lehtësim.

Ky vendim u aplikua këtë vit për herë të parë për shkak të pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve. /IndeksOnline/