75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Shend Kelmendi firmos me Gjilanin

Shend Kelmendi është futbollisti më i ri i Gjilanit.

Lajmin për transferimin e Kelmendit e ka bërë të ditur vet klubi i Gjilanit përmes një postimin zyrtar në “Facebook”, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë postimin e plotë të Gjilanit:

“Gjilan, 06 Gusht 2020-Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

Kelmendi i cili kishte dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës së tij , ai, i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.

Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.

Kelmendi i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhëshme.”

Kujtojmë se Kelmendi më herët ishte pjesë e Prishtinës dhe në Shqipëri te klubi KF Skenderbeu.