75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Roma ia rregullon punën Lazios, e dërgon direkt në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Romës e ka humbur ndeshjen jetike për të qëndruar edhe luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi u mposhtë nga Sevilla me rezultat të pastër në 2:0, gjë që bëri që skuadra e Lazios të siguroi një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Për shkak të koeficientit të zbritur nga UEFA për Italinë, një triumf eventual i Romës në Ligën e Evropës do t’i zinte vendin Lazios.

Lazio, ku tashmë po shikoni për transferime të reja, me gjasë Vedat Muriqi do të pranojë ofertën e italianëve, kjo do të ishte ide e mirë që sulmuesi ynë të luajë në Ligën e Kampionëve sezoni që vjen.