75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Katër vjet nga triumfi historik i Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”

7 gushti do të mbetet një nga datat më të rëndësishme për sportin në Kosovë.

Me këtë datë, katër vite më parë, Majlinda Kelmendi shkruante historinë, duke fituar medaljen e artë olimpike në xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ky sukses konsiderohej historik dhe mori vëmendje të gjerë botërore shkaku i pjesëmarrjes së parë të Kosovës në Lojërat Olimpike.

Majlindës në luftën e parë i janë dashur pak sekonda për të mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, për të vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e dytë, kur mundi Christianne Legentil.

Një sfidë me plot emocione ishte ajo e gjysmëfinales, kur heroina jonë u përballë me xhudisten e njohur nga Japonia, Misato Nakamura.

Kelmendi e fitoi edhe këtë sfidë, për të arritur në finale, ku u kurorëzua me medaljen e artë, pasi mposhti italianen Odette Giuffrida.