Albian Ajeti afër të firmos me kampionin skocez
Siç raporton “Sky Sports”, sulmuesi i West Ham, Albian Ajeti është afër marrëveshjes me klubin skocez, Celtic.
Shefi i Cletic, Neil Lennon në një bisedë me agjentin e lojtarit, foli rreth transferimit të mundshëm të 23 vjeçarit, shkruan IndeksOnline
Gazeta britanike mëson se shefi i Celtic ka arritur ta bindë kosovarin që t’i bashkohet skuadrës skoceze, ndërkaq detajet e kontratës do të bëhen publike gjatë javës.
Nëse kjo marrëveshje arrihet, atëherë Ajeti do të kalojë te Celtici për shumën 5 milion euro.