Haradinaj përkujton 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar 22-vjetorin e Betejës së Markalleshëve të Vraniqit, ku shkruan se në atë pasdite gushti, armiku hasi në rezistencë të paparë.
Haradinaj në rrjetin social Facebook tregon se në këtë betejë luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq.
“Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë. Ata hodhën themelet e këtij shteti, e ne vazhdojmë ndërtimin e tij, të frymëzuar nga trimëria e përkushtimi i tyre”, thotë ndër tjerash ai.