75 Mall Live Search
17:40 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse u shty për pak orë ndeshja ndërmjet Dritës dhe Interit

Takimi preliminar i Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Interit të Andorrës i paraparë të zhvillohej në ora 18:00, u shty për në 19:30.

Lajmin e bëri të ditur vet klubi i Dritës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, sipas tyre arsyeja është vonesa dokumentacioneve për Covid-19.

“SHTYHET NDESHJA

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.

Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet”.