Pirlo me kërkesë të madhe te Juventusi, dëshiron yllin e Serie A
Andrea Pirlo i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij, Nicolo Zaniolon e Romës.
41 vjeçari mendon se mesfusha është reparti që kërkon një ndryshim rrënjësor për të qenë në gjendje për të garuar me skuadrat e mëdha evropiane.
Me Sandro Tonalin dhe Zaniolon italiani do të krijojë një mesfushë që do e ketë lakmi çdo skuadër në kontinentin e vjetër dhe Agnelli pritet ti ja plotësojë këtë dëshirë Pirlos.
Nga ana tjetër Jorginho i Chelseas nuk është më në planet e Juventus pasi ky i fundit ishte futbollist që pëlqehej nga ish trajneri Maurizio Sarri. /IndeksOnline/