Bertan Asllani rikthehet me klip të ri
Kënga e tij “Akoma të du”, është ende një nga hitet më të pëlqyera, por Bertan Asllani po kthehet edhe me një projekt muzikor për adhuruesit e tij.
Artisti shqiptar nga Maqedonia që po jeton në Turqi, ku u paraqit në disa projekte televizive, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar kthimin e tij.
Ai ka publikuar një pjesë të klipit të ri, e që është në gjuhën shqipe./Indeksonline