Gjilani arrin marrëveshje me mesfushorin që u nda me Prishtinën

Ardit Hila do të luajë sërish në Kosovë.
Mesfushori, i cili ishte pjesë e Prishtinës këtë sezon, ishte në bisedime me klubin e Kukësit, por në kampin verilindor e morën shtruar.
Ofertat për Hilën nuk kanë munguar gjatë kësaj periudhe dhe ai nuk mund të priste pa fund, ndaj edhe ka vendosur të pranojë ofertën e Gjilanit të Mezanit.
Mediumi shqiptar “ABC News” mëson se mesfushori ka nënshkruar mbrëmjen e sotme me Gjilanin.
Hila u nda javë më parë me Prishtinën.