75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mustafa tregon se si e kaloi periudhën me COVID-19, thotë se ta krijon një lodhje që s’e vëren gjatë ballafaqimit me të

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe kalimit të virusit COVID-19.

Mustafa tha se në fillim iu duk lehtë ballafaqimi me virusin, por që më vonë e kuptoi se s’është virus që duhet të merret për së lehti.

“Kërkon qasje më serioze, më të vëmendshme, kërkon kosulta me mjek dhe para se gjithash disiplinë gjatë procesit të trajtimit. Kam pas këtë do të thotë jam trajtuar në shtëpi, por gjithsesi gjatë kësaj periudhe kam konsultuar mjekë të kësaj fushe dhe fushave të tjera. Më kanë ndihmuar mjaftë shumë dhe kam arritur që të përmbyllë në një periudhe siç planifikohet, diku përmbi 20 ditë”, tha Mustafa.

Isa Mustafa tha se pasojat po mbeteshin edhe më tutje, veçmas tek marrja e vetvetes.

“Të konsumon, të lodh mjaftë shumë, më kanë shkuar 10 apo më shumë ditë duke u rehabilituar, sepse po të krijonte një lodhje që s’e vren gjatë procesit të ballafaqimit, por e vëren pas asaj periudhe”, shtoi Mustafa në RTK, shkruan Indeksonline.

Mustafa gjithashtu deklaroi se s’dëshiron që askush të ballafaqohet me virusin, por që dëshiron që të jenë të gjithë të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm ndaj vetes e rrethinës, që të mos neglizhohet asgjë.

“Neglizhenca na ksuhton, tani po kushton jetë. Kur kemi sjellje që nuk përkojnë me masat që po ndërmerren, e k’to s’janë teknike por janë që sugjerohen nga institucionet shëndetësore dhe me përgjegjësi të plotë mjekësore. Nevojitet domosdoshmërisht që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të merret seriozisht. Tek ne po merr jetë njerëzish, por edhe në Amerikë e në Japoni e në vende që s’janë shumë të zhvilluara. Të gjithë po ballafaqohen me të. Duhet të jemi të kujdesshëm të ruhemi maksimalisht që të kemi distancën shoqërore apo distancën sociale e të tjera”, tha ai./Indeksonline/