75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu shpreh ngushëllime për vdekjen e policit nga Klina, Gegë Prenaj

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu përmes një telegrami, i ka shprehur ngushëllime familjes së policit  nga Klina, Gegë Prenaj, i cili ka ndërruar jetë, transmeton IndeksOnline.

Veliu tha se ai i ka shërbyer me dinjitet dhe krenari vendit, dhe se ka dhënë një kontribut të veçantë për vite me radhë për stacionin policor në Klinë.

Prenaj ditë me parë ishte diagnostifikuar me virusin Covid-19.

Më poshtë  e gjeni të plotë letrën e Veliut:

Prishtinë,  13 gusht

                                Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Prenaj,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija për më të dashurin tuaj, zyrtarin policor z. Gegë Prenaj.

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta e një polici të shkëlqyer, i cili ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

Z. Gegë Prenaj, punonte prej vitesh në stacionin policor të Klinës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me respekt,

Agim Veliu,

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme