75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Dy viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për dy pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 18485 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me COVID-19 ka arritur në 532.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88-vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80-vjeçare nga Kërçova.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me koronavirus janë diagnostikuar 12,357 persona, prej tyre, 8,662 janë shëruar, ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,163./AlsatM