75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Torino me ofertë zyrtare për Rodriguezin

Torino ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Milanit, Ricardo Rodriguez.

Edhe pse ende nuk janë bërë publike detajet e kontratës, Rodriguez do të kalojë për 3 milion euro në Torino, shkrua IndeksOnline

Kontrata dhe detajet e reja pritet te publikohen së shpejti edhe në faqen zyrtare të Torinos.

Lojtari me kontratën e re do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë euro, plus bonuse.

Së fundmi, Rodriguez ka luajtur si i huazuar në Holandë, te skuadra e PSV.