Pamje nga vendi ku dyshohet se një grua bëri vetëvrasje, në Fushë Kosovë
Sot, në ora 13:00 një grua ka gjetur vdekjen pasi ra nga ndërtesa, në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.
IndeksOnline ka siguruar një video nga vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vdekjen e saj e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se e ndjera tashmë ka rënë nga një ndërtesë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovës një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Viktima në këtë rast është një person femër vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Tutje ajo ka treguar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin përkatës janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha ajo./IndeksOnline/