75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur këtë person

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Cenë  (Avdyl) Isenaj i lindur me datën 23.01.1963 në fshatin Lubovë të Istogut, transmeton IndeksOnline.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale, “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thekson komunikata e policisë. /IndeksOnline/