75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Mungon kultura e leximit”, kosovari ia kthen Kurtit: Fol për veti, se njerëzit lexojnë

Ish-kryeministri, Albin Kurti ditë më parë në një postim kishte thënë se njerëzit në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, e pas kësaj kanë nisur shakatë në internet.

Një kosovar ka vendosur që ta bëjë një video, ku shihet duke lexuar një libër gjatë pushimeve të tij, shkruan Indeksonline.

E more Albin Kurti, fol për veti, se gjinja lexojnë”, thotë ai.

Ndërsa pas përfundimit të videos, shihet teksa e përdorë librin për ta mbajtur ulësen në plazh.

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit”, kishte thënë Kurti në postimin e tij të bërë më 9 gusht.