75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Krasniqi i gëzohet ndryshimit të ligjit për festat zyrtare, tashmë 24 Qershori caktohet si Dita e Egjiptianëve të Kosovës

Deputeti, Elbert Krasniqi e ka mirëpritur vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai thotë që përmes kësaj krijohet baza ligjore për shënimin e Ditës së Egjiptianëve me 24 Qershor, si ditë memoriale, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me rastin e shënimit të 24 Qershorit, inicuam kërkesën për plotësim ndryshimin e ligjit për Festat Zyrtare, në mënyrë që dhe me ligj “24 Qershori” të njihet si ditë memoriale e komunitetit Egjiptian.

I gëzuar që sot u konsiderua i nevojshëm miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj krijohet baza ligjore për shënimin e Ditës së Egjiptianëve me 24 Qershor, si ditë memoriale.

Falenderojë deputetët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët e përkrahën këtë iniciativë.