Shumë komuna të Kosovës përfshihen nga të reshura të mëdha shiu e bubullima
Komuna e Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Shtimes e Prishtinës janë përfshirë nga reshje të mëdha shiu e bubullima, shkruan IndeksOnline.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga komuna e Podujevës, nga stuhia e madhe.
Ndërkohë, lexuesit bëjnë të ditur se gjendje e njëjtë ëshë edhe në komunat e tjera.
Për shkak të erërave të mëdha shumë vende kanë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërkohë edhe dje në parashikimet e motit, thuhej se në vikend do të ketë rënie temperaturash dhe të reshura shiu e stuhi./IndeksOnline/