75 Mall Live Search
08:07 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Harrojeni brunen e përjetshme, Kida ndryshon look dhe na la të gjithëve pa fjalë

Është e pamundur që Orhidea Latifi, ose siç e njohim të gjithë, Kida, të mos lërë gjurmën e saj tek publiku çdo verë. Bashkëpunimet e deritanishme me Mozzik-un kanë rezultuar hite të padiskutueshme duke numëruar miliona klikime në Youtube apo Deezer, ndaj suksesi për të s’ka si të mos jetë i sigurtë.

Por pasi të shihni foton e radhës, do të kuptoni që edhe eksperimenti që ka bërë me ngjyrën e flokëve është sukses më vete. Megjithëse ka luajtur shpesh me look-un e saj, Kidën nuk e kemi parë kurrë me një ndryshim kaq drastik sa ky i fundit. Këngëtarja ka rrezikuar gjithçka dhe ka bërë “çmendurinë” e radhës, duke u kthyer në bionde platin.

Dhe nuk është fjala për paruke! Kida i ka lyer flokët siç ka treguar vetë në InstaStory dhe duket se do ta shohim bionde për një kohë të gjatë. Në fakt, ia ka vlejtur barra qiranë, pasi ky look i shkon tej mase këngëtares dhe e bën të duket super tërheqëse.