Javë e zezë, 63 kosovarë humbën betejën me Covid-19

Që nga fillimi i kësaj jave e deri më sot 63 persona kanë humbur jetën, pas kontraktimit me Covid-19.
Numri më i madh i viktimave u shënua të hënën, më 10 gusht, ku 14 persona vdiqën, shkruan Indeksonline.
Të martën 13 persona humbën betejën me Covid-19, të mërkurën 11, të enjten 8, ndërsa të premtën 8, dhe dje 9 persona nuk i dolën ballë koronavirusit.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se brenda kësaj periudhe u infektuan 1 mijë e 28 persona.
Poashtu u shëruan edhe 205 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19/Indeksonline/
