75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti ende nuk është shëruar, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Gjatë ditës së sotshme qarkulluan lajme se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar dhe se nga nesër mund të rikthehet në zyre.

Por, kjo nuk po del të jetë e vërtet, pasi që kryeministri Hoti ende nuk e ka marrë konfirmimin se është shëruar plotësisht.

Këshilltari i kryeministrit, Xhavit Beqiri në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gjendja kryeministrit është shumë e mirë dhe se gjatë javës së ardhshme po shpresohet se do të shërohet plotësisht.

“Kryeministri vërtet ndjehet shumë mirë. Edhe ne jemi goxha optimistë se mundet të del negativ gjatë javës së ardhshme, por ende nuk e ka marrë testin e dytë, konfirmimin e mjekut. Momentin që ta marrim atë konfirmim qoftë për mirë, qoftë për të keq e publikojmë menjëherë” , u shprehë ai./Indeksonline/