75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

VAR bën dështimin historik, anulon golin e pastër që shihet prej “qielli”

VAR sapo ka bërë njërin nga lëshimet më të mëdha prej se është duke u praktikuar në futbollin profesionist.

Në ndeshjen e Superligës kineze, në mes të Shanghai SIPG dhe Shijiazhuang Ever Bright, teknologjia ka anuluar një gol të pastër, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 28-të, ish futbollisti i West Ham dhe Stoke Cityt, Marko Arnautovic shënoi një gol shumë të bukur që fillimisht u pranua nga gjyqtari.

Më pas VAR vendosi ta anuloj golin që shihet prej qielli që nuk ishte pozicion jashtë loje. /IndeksOnline/