75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

Bakayoko poston fotografi me emblemën e Milanit

Tiemoue Bakayoko duket se do të jetë lojtari i Milanit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori francez ka postuar një fotografi me San Siron dhe emblemën e Milanit në prapavi, shkruan Indeksonline.

Madje atë fotografi ai e ka vendosur në kopertinen e llogarisë së tij në Facebook.

Negociatat mes Milanit dhe Chelseas kanë qenë të avancuara këto ditë por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Bakayoko ka luajtur në Milan si i huazuar në sezonin 2018/19 ku bëri paraqitje shumë të mira. /IndeksOnline/