Edhe Munishi tallet me Barcën: As Ballkani nuk i kishte pësuar 8 gola

Bayern Munich e ka turpëruar Barcelonën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, derisa e ka mposhtur me shifra bindëse (8-2), duke i shkaktuar kështu njërën ndër disfatat më të mëdha në histori.
Pikërisht, duke e analizuar rezultatin dhe ndeshjen në përgjithësi, tekniku i FC Ballkanit, Ismet Munishi mendon se bavarezët nuk do të kishin mundësi t’i shënonin kaq shumë gola ekipit që ai e drejton.
“Edhe me pësu debakël është punë e madhe. Nuk mundesh ti me shku me Barcelonën e me i pësu 8 gola, a je në terezi. Une nesër me shku me Ballkanin nuk mundën me i dhënë 8 gola, kurrë hiç”, deklaroi Munishi në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.
Munishi gjithashtu ka folur edhe për ekipin e tij, teksa ka thënë se Evropa e ka humbur një mundësi të mirë për ta parë një skuadër si Ballkani.