Fifi i kërkon publikisht pasaportën shqiptare, Ilir Metës

Këngëtarja e njohur, Fifi i ka kërkuar publikisht pasaportën shqiptare, presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës.
Fifi njihet për çiltërsinë e saj me fansat, teksa bashkëbisedon përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline.

Se fundi dikush e ka pyetur nëse ka pasaportë shqiptare, ndërsa ajo ka shprehur dëshirën e saj për ta pasur, e madje i ka kërkuar publikisht edhe Ilir Metës.
“Jo fatkeqësisht. Edhe me thane drejten e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Sir president Ilir Mera po ua kërkoj pasaportën publikisht”, ka shkruar Fifi.
