Selin e Gimbo bëjnë gjestin e pazakontë, u marrin edhe plehrat fqinjëve “për t’ua lehtësuar mëngjesin”
Një gjest i vogël solidariteti është bërë mbrëmë nga Selin Bollati dhe Gimbo, të cilët, pas një darke te Greta dhe Onno, kanë vendosur të bëjnë edhe një veprim të pazakontë në lagje.
Gjatë largimit, ata kanë marrë edhe mbeturinat e fqinjëve ngjitur, duke i hedhur në mënyrë që t’ua lehtësojnë punën për mëngjesin e sotëm, shkruan Indeksonline.
“Do të kenë një punë më pak kur të zgjohen,” thuhet në mesazhin e tyre me humor, duke e mbyllur me përshëndetje për fqinjët.
Ngjarja është ndarë në rrjete sociale si një moment i thjeshtë, por me humor dhe ndjeshmëri./Indeksonline/


