Çka po ndodhë tek Barcelona, Abidal fotografohet me këtë trajner

Situata në Barcelonë është tejet e komplikuar. Mbledhja e bordit ende po vazhdon dhe ende nuk ka dal zyrtarisht ndonjë lajm se kush do ta zëvendësoj të shkarkuarin Quique Setien.
Bartomeu mbrëmë në “Cope” konfirmoj se Setien është shkarkuar, transmeton Indeksonline.
Por, befasitë tek Barcelona nuk kanë të ndalur. Drejtori sportiv, Eric Abidal është parë në një restorant së bashku me Quique Setien.
Arsyeja e takimit ende nuk dihet. Në mesin e personave që pritet të shkarkohen është edhe Abidal.
Trajneri i ri i Barcelonës sipas gjitha gjasave do të jetë Roland Koeman./Indeksonline/