75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

4 persona gjuajtën me armë pa leje në bjeshkët e Istogut, u caktohet paraburgim prej 1 muaji

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë përdorur armë të paautorizuara në bjeshkët e Istogut, duke shkrepur disa herë.

 “Më parë e gjerë me datë 15.08.2020, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për Armë (Ligji nr. 05/L-022) kanë mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar armë nga të cilat me datë 15.08.2020, rreth orës 17:00, gjersa ishin së bashku në Bjeshkët e Istogut, kanë shkrepur disa herë në ajër duke shkaktuar frikësim dhe shqetësim te banorët e asaj ane, e të cilat armë pastaj i sekuestron policia:, thekson komunikata.

Tutje siç bëhet e ditur në komunikatë,me  këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.