75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Koha kur Bielsa i jepte mësim Zidanit për zejen e trajnerit

Zinedin Zidane është ndër trajner më të mirë në botë vitet e fundit.

Francezi ka korrur suksese të mëdha me ekipin e Real Madrid duke fituar tituj të shumtë, transmeton Indeksonline.

Por, ai në këtë pozitë nuk ka ardhur krejt rastësisht. Para se të bëhej trajner, Zidane ka marrë përvojën dhe është këshilluar nga shumë trajner të mëdhenj.

Përveç me Guardiolan dhe Ancelottin, Zidane në të kaluarën ka bashkëbiseduar edhe me trajnerin e njohur, Marcelo Bielsa.

Argjentinasi ka inspiruar shumë trajner gjatë karrierës së tij. Pep Guardiola, Pochettino, Tata Martino etj janë disa nga emrat që Biesla i ka mësuar për zejen e trajnerit.

Një video në Twitter po qarkullon, ku shihet Bielsa duke i treguar Zidanit rreth punës në stërvitje.

Atë kohë, Bielsa ishte trajner i Marseille dhe pas ndeshjes kundër Monacos bën një bisedë me Zidanin./Indeksonline/