75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / kutia

Zbulohen shpenzimet e skuadrave të Serie A në pesë vitet e fundit

Grupacioni për konsultime sportive Tifosy, ka publikuar një studim për shpenzimet që kanë bërë klubet italiane në pesë vitet e fundit.

Në studim janë përfshirë transferimet dhe  huazimet e lojtarëve, ndërsa Juventusi kryeson me 998.3 milionë euro të shpenzuara për transferime.

Interi është në vendin e dytë me 673.2 milionë euro të shpenzuara, ndërsa Milani i treti me 620.3 milionë euro të shpenzuara.

Shpenzimet më të mëdha te Milani kanë ndodhur në verën e vitit 2017, kur në San Siro ishin transferuar emra të mëdhenj si Hakan Calhanoglu, Andre Silva, Leonardo Bonucci, Andrea Conti, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez. /IndeksOnline/