Sakrifica për tu bërë trajner i Barcës, Koeman paguan nga gjepi i tij dëmshpërblimin ndaj Holandës

Ronald Koeman është bërë zyrtarisht trajner i Barcelonës pas shkarkimit të Quique Setiene për shkak të një sezoni aspak të mirë.
Por Koeman kishte kontratë aktive me kombëtaren e Holandës dhe ajo duhet të zgjidhej, shkruan Indeksonline.
Sipas gazetares Helena Condism trajneri ka paguar me para të veta dëmshpërblimin kundrejt Federatës Holandeze.
Nuk dihet shuma që ka paguar por kjo ka qenë një sakrificë për tu bërë trajner i Barcelonës. /IndeksOnline/