75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

Messi refuzoi ta ndërroj fanellën me futbollistin e Bayernit

Bayern Munchen fitoi 8-2 ndaj Barcelonës në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i majtë i skuadrës bavareze, Alphonso Davies ka zbuluar se Messi refuzoi ta ndërroj fanellën me të  pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Megjithatë ai nuk është i mërzitur dhe shpreson që do ta bëj atë në një ndeshje tjetër.

Unë i kërkova atij, por mendoj se ai ishte pak i mërzitur, Është në rregull, herën tjetër me shpresë“, ka thënë Davies për BT Sport.

Messi ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes sa që është raportuar se futbollisti ka kërkuar largimin nga Camp Nou. /IndeksOnline/